Në vazhdën e takimeve të shumta me qytetarë, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka takuar edhe banorët e fshatit Bajqinë.
Nga aty, Hyseni u shpreh i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.
Ai u premtoi se me qeverisjen e tij do të ketë përmirësim të jetës për banorët e Llapit.
Hyseni: Në fokus kemi përmirësimin e jetës së qytetarëve
“Këta njerëz që na kanë përcjellë në fushatë na kanë dhënë energji pozitive për mbajtjen e një numri të madh të takimeve, të cilat besoj që vërtet kanë me sjell edhe fitoren. Programi ynë po gjen mbështetje, fokusi ynë në këtë program është mirëqenia e qytetarëve dhe me ekipën e re shumë shpejt pas zgjedhjeve më 14 nëntor do ta bëjmë realitet, pra në fokus kemi përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Hyseni.
Hyseni në balotazh me 14 nëntor do të jetë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi.