Kryetari aktual Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi.
Ai po ashtu ka njoftuar se pagesat në llogaritë bankare të fermerëve do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme.
Postimi në Facebook:
Sot kam nënshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi. Në bazë të buxhetit komunal që kemi në dispozicion, përkatësisht shuma prej 76 mijë e 350 euro do t’i kompenzojmë 188 fermerët që kanë pësuar nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.
Gjatë javes së ardhshme do të ekzekutohen pagesat në llogaritë bankare të fermerëve.