Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur që mot i vranët dhe me intervale kohore me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë. E në kuadër të kësaj nuk parashihet të ketë reshje shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 13 gradë Celcius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, bënë të ditur IHMK.