Dragash, 11 nëntor 2021- Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.
Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.
Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.
Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/11/auto_Dragash11636661387.jpeg)