Drejtori i Urbanizmit të komunës së Vushtrrisë, Berat Sadiku, u detyrua të marr tretman mjekësor meqë gjatë mesditës të së premtes u sulmua fizikisht nga një person.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia, ku sipas tyre është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
Gjatë të shtunës televizioni ka tentuar të bisedoj me drejtorin, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje.
Media ka kontaktuar me vëllain e të dyshuarit, por i njëjti nuk ka pranuar të flas me arsyetimin së me këtë punë e kanë lënë të merren organet kompetente.