Kandidati për kryetar të Kllokotit nga Listës Serbe, Vladan Bogdanoviq ka votuar sot në vendvotimin në shkollën fillore “Sveti Sava”. Në një fjalim të shkurtër, Bogdanoviq tha se ai pret që qytetarët të tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi politike për të dalë dhe për të votuar për kandidatin e tyre.
Bogdanoviq: Pres që qytetarët të tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi politike
"Unë pres që votuesit në Kllokot të tregojnë përgjegjësi politike dhe se dita e zgjedhjeve do të kalojë e qetë dhe pa tensione. U bëj thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të zgjedhin kryetarin e komunës që do t'i përfaqësojë interesat e tyre në mënyrën më të mirë," tha Bogdanoviq.
Qytetarët e komunës së Kllokotit sot zgjedhin kryetarin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në garë për këtë vend janë dy kandidatë, Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq, kandidat i nismës qytetare “Narodna sloga”.