Një person është arrestuar në një qendër të votimit në komunën e Vitisë.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke e vendosur në pranga të dyshuarin.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.
Ai ka bërtitur dhe i ka shqetësuar personat në këtë qendër të votimit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/14/auto_991636894535.png)