Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve duke e falënderuar për leksionin e demokracisë që përcolli. Me një postim në Twitter ai ka uruar edhe kryetarët e zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”- shkruan ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/15/auto_kosov1636954428.jpg)