Të dielën nuk ka pasur festë në Drenas, kur Ramiz Lladrovci u rikonfirmua si kryetar i komunës edhe për një mandat.
Edhe e hëna është e qetë në këtë qytet. Qytetarët kanë mësyrë vendet e tyre të punës.
Derisa prej atyre që kanë folur për Klankosova.tv ka pasur që janë shprehur të lumtur me fitoren e Lladrovcit.
“Populli e do. Ka punuar për qytetarët. Nuk ka më të mirë për Drenas”, është shprehur një qytetar.
“Është i sinqertë dhe atë që e premton e realizon. I ka shtruar shumë prej rrugëve”.