Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka fituar garën e balotazhit për kryetar të Malishevës.
Kastrati ka thënë që puna e parë që do ta bëjë si kryetar, do të jetë takimi me ish kryetarin Ragip Begaj, për të folur për vazhdimësinë e projekteve të cilat janë për të mirën e qytetarëve.
“Ne gjatë kësaj periudhe kemi pasë kohë të mjaftueshme për të shpalosur programin tonë për komunën e Malishevës, prandaj edhe ky program veç është votuar nga po të njëjtit qytetarë.
Programi ngërthen në vete të gjitha sferat e jetës duke filluar nga bujqësia, sektori privat dhe publik, ndihma e të gjitha dikastereve që parashihen për një jetë më të mirë dhe cilësore të qytetarëve tanë”, u shpreh ai.