Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” ka marrë 56 vota më shumë se kryetari Ramiz Lladrovci, në Komoran.
Nga të dhënat e prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se Ajazi ka marrë 901 vota.
Ndërsa Lladrovci ka fituar 845 vota.
Komorani ishte njëri nder fshatrat ku “Demokratët për Drenasin” synonin të korrnin fitore të madhe.