Kosova ka dëbuar katër shtetas rusë të cilët u arrestuan për kalim ilegal të kufirit.
Rusët kishin kaluar në tokën kosovare nga Serbia përderisa u zunë në një fshat të Leposaviqit.
Ky është rasti i dytë për sivjet i debimit të shtetasve të Federatës Ruse. Më 22 tetor u shpallën persona “non grata” dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Moskës në Prishtinë.
Për ndalimin e ndërhyrjeve Rusisë në Ballkan dhe mundësinë e një lufte të re ish-Ministri i Punëve të Jashtme në Britani të Madhe, William Hague, ka kërkuar ndërhyrje të NATO-s sidomos në Bosnjë Herzegovinë.