Krasniqi viziton Lladrovcin: Drenasi, bastioni ynë i pathyeshëm

Kosova

Krasniqi viziton Lladrovcin: Drenasi, bastioni ynë i pathyeshëm

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:14
Memli Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri dhe për të falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.

”Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka shtuar se Ramiz Lladrovci është vlerësuar vazhdimisht si kampion për qeverisjen e mirë dhe transparente në Komunën e Drenasit nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare.

”Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat