Leotrim Mziu nga Skenderaj pritet që nga viti i ardhshëm do të jetë oficer në FSK.
Aktualisht Mziu është komandant i kadetëve të FSK.
Ai ka përfunduar studimet universitare në fushat “Studimet e Paqes dhe Konfliktit”, dhe “Dizajn Grafik dhe Multimedia”.
Ai thotë se rrugëtimi i tij nuk është vetëm frymë emocionale por edhe detyrë profesionale.
“Kam zgjedhur QSU-në nga dëshira e madhe për t’i shërbyer atdheut ku ndjenja e emocionit dhe e krenarisë për rrugëtimin e familjes sime për liri, më ushqen çdo ditë. Tani, rrugëtimi im nuk është vetëm frymë emocionale, por është detyrë profesionale ku ndjejë përgjegjësi për të mbajtur lart moralin e trupës së kadetëve.
Influenca pozitive, vendosja e prioriteteve, qëllimet e qarta dhe morali janë parimet që jam zotuar si kadet kapiten t’i zhvilloj me të tjerët për këtë semestër”, ka thënë Mziu.