Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”,
Komuna e Drenasit është kualifikuar si komunë fituese.
Sipas një njoftimi të kësaj komune, thuhet se kjo dëshmon se Drenasi mbetet kampion ne të gjitha fushat për qeverisje të mirë, transparente e në shërbim të qytetarit.
”Komuna e Drenasit ka përfituar grant me vlerë prej 211.585.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së.
Komuna e Drenasit dhe kryetari, Ramiz Lladrovci falënderon ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe gjithë stafin e komunës për punën dhe përkushtimin e tyre.
Gjithçka po bëhet drejt synimit që Drenasi të mbetet Komuna më e gjelbër dhe më e pastër”, thuhet mes tjerash në njoftim.