Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në flagrancë, kur kishte hyrë për të grabitur në shtëpinë e një mërgimtari në Suharekë.
J.B, 27-vjeçar nga po ky qytet, ishte lajmëruar nga një familjar i pronarit të shtëpisë, i cili kishte dëgjuar zhurmën në shtëpinë e pabanuar, dhe i cili kishte lajmëruar forcat e rendit.
Kur policia kishte shkuar në vend të ngjarjes, i dyshuari kishte tentuar të ik nga kulmi por shpejtë ishte vënë nën kontroll të zyrtarëve policorë dhe ishte prangosur.
I arrestuari me urdhër të prokurorit iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.
Ai është i njohur edhe më parë për disa vepra penale nga Policia e Kosovës.