Sot, 24 vjeçari nga Kaçaniku, humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë, personi në fjalë është Arian Gjini.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka shprehur ngushëllime për familjarët.
Postimi i plotë:
Nga një ngjarje e rëndë me fatalitet,
Humbi jetën i riu nga komuna jonë Arian Gjini. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, duke u lutur që raste të tilla të mos na përsëriten më.
Të gjithë së bashku lutemi dhe solidarizohemi me këtë ngjarje të dhimbshme, e shpirti i tij pushoftë i qetë në përjetësi.