Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
Të hënën dhe të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
“Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.” thuhej në një postim në Facebook të Institutit.
Tutje bëhej e ditur se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
“Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.”