Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të zhvillohen punime në rrugën “Mbretëresha Teuta”, me ç’rast do të bëhet kyçja në grupin e ri furnizues.
Për shkak të këtyre punimeve, një pjesë e qytetit do të mbetet pa furnizim nga ora 10:00 kur do të fillojnë punimet, deri në orën 14:00.
“Gjatë kësaj kohe do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijes.
Ku pa ujë do të mbetet pjesa e rrugës nga mishtorja ‘Demi’ gjer tek objekti ‘Kulla’ dhe pjesa mbrapa gjer te shkolla ‘Abdullah Shabani”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.