Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka vizituar shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë.
Kësaj familje aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura.
Bulliqi tha se të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë.
Ai theksoi se përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohen për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë.
“Sot vizitova shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura. Falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes”.
“Organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin. Përmes, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohemi për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi”.