Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, për veprat penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”.
Komunikata:
Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.
Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.