Të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.
Kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Gjithashtu do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.