Deputetët e Kuvendit Komunal të Graçanicës kanë dhënë sot betimin në seancën solemne dhe kanë marrë detyrën për 4 vitet e ardhshme.
Pas seancës solemne, është bërë edhe inaugurimi i kryetares së sapozgjedhur të kësaj komune, Ljiljana Shubariq, kandidate e Listës Serbe, raporton TV Most.
Kryetarja e sapozgjedhur në fjalimin e saj të parë, këshilltarëve u uroi punë të suksesshme dhe shërbim ndaj qytetarëve, sepse siç tha ajo vetëm me punë ekipore komuna e Graçanicës mund të bëhet vend më i mirë për të jetuar.
Liljana Shubariq në Graçanicë ka fituar 77.71 për qind të votave ose 6 mijë e 341 të votave kundrejt Branimir Stojanoviqit që mori 1 mijë e 819 vota ose 22.29 përqind në zgjedhjet lokale të 17 nëntorit.