Medikamenti ‘Surfaktant’ në vlerë prej 84,260$ u dhurua sot në QKUK

Kosova

Medikamenti ‘Surfaktant’ në vlerë prej 84,260$ u dhurua sot në QKUK

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi medikamentit Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtareAmeriCares. Sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe apo në vlerë monetare 84,260.00 $. Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimitme këtë medikament jetëshpëtues.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë elëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. 

Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e më shumë se 6000 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë. 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni I AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin  shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat