Komuna e Vitisë dhe Drejtoria per Shërbime Publike dhe Emergjenca , si çdo vit tjetër edhe këtë vit është përgatitur per mirëmbajtjen e rrugëve brenda komunës tonë nga dëbora dhe ngricat.
Pasi që ka kontratë të vlefshme me operatorin ekonomik, si komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet edhe per mirëmbajtjen e hapësirave publike si sheshet dhe trotuaret me qellim që qytetaret te ndihen te sigurt gjatë qarkullimit te tyre.
Drejtori i DSHPE-së, Adnan Imeri theksoi se në rast se kemi reshje të bores, do të punojnë edhe në orët e vona të natës me qëllim që qytetarët e komunës se Vitisë, të ndihen të sigurt dhe te lëvizin lirshëm ne territorin e Komunës së Vitisë.
Ai tha se gjatë ditës ata kanë vizituar edhe disa fshatra rurale siç është Debelldehu, mirëpo sipas tij nuk ka pasur problem në qarkullimin e qytetareve.