Për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm, sonte rruga nga Lumi i Madh deri në Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim.
Rruga do të bllokohet sonte prej orës 23:00 deri në orën 03:00.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugën alternative regjionale R220: Mitrovicë - Frashër - Bukosh - Druar - Mihajliç - Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas.
Njëherësh, ministria kërkon mirëkuptim nga qytetarët.