Policia e Kosovës ka raportuar për nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Sipas raportit ditor të policisë, pos dhunës, në dy raste kishte edhe kanosje. Në të gjitha rastet dyshohet se burrat sulmuan bashkëshortet e tyre.
Në njoftim thuhet se pesë raste të dhunës janë raportuar nga rajoni i Prishtinës, apo dy nga Podujeva, dy nga Fushë-Kosova dhe një nga Prishtina.
Nga një rast ka ndodhur në Gjilan, Ferizaj 1, Gjakove dhe Vushtrri.
Njoftimi i plotw:
· Podujevë, 30.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë, 01.12.2021 – 00:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante .
· Prishtinë, 30.11.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë, 27.11.2021 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.
· Podujevë, 01.12.2021 – 15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Malishevë, 30.11.2021 – 17:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Vushtrri, 01.12.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
· Fsh. Shupkovc, Mitrovicë, 01.12.2021 – 18:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Pejë, 01.12.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare . Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.