Në orët e pasditës së djeshme ndodhi një aksident, ku mbeti e vdekur një grua.
E siç kanë bërë të ditur familjarët, gruaja e aksidentuar mbrëmë është Xhezide Azemi-Beshiri, e cila do të varroset sot.
“Xhezide Azemi – Beshiri ndërroi jetë me datën 04.12.2021, në moshën 71 vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 05.12.2021, në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm.
Namazi i xhenazës falet te varrezat e reja të Vinarcit të Epërm, në orën 13:54 ( me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjes.
Duhet theksuar se Policia ka arrestuar dje shoferin që goditi për vdekje të moshuarën.
