Rënie e temperaturave, java e ardhshme me shi e borë

Kosova

Rënie e temperaturave, java e ardhshme me shi e borë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Java e ardhshme do të jetë dinamike, me reshje shiu e bore.

Sipas njoftimit të Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës të hënën pritet të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë, derisa e marta do të jetë vetëm me borë.

Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet -5 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 2-8 gradë.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat