hap thirrjen për të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara nga kategoritë e cenueshme që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale përmes programit të subvencionuar (akademisë) për marketing digjital.
Programi para së gjithash është i dedikuar për vajzat dhe gratë e papuna deri në 29 vjeç, ndërsa përparësi do të kenë aplikimet e kandidatëve që jetojnë jashtë Shkupit.
Akademia do të zgjasë katër muaj dhe do të jetë tërësisht online. Seavus Qendra për Edukim dhe Zhvillim mbulon 80% të totalit të shkollimit. Pjesën tjetër të shkollimit në vlerë prej 270 euro (në kundërvlerë në denarë) pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta paguajnë me këste jo më vonë se 1 dhjetor 2022.
Mësimi do të zhvillohet në gjuhën maqedonase.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij programi, plotësoni aplikacionin në linkun e mëposhtëm, pas së cilës do të kontaktoheni nga SEDC.
Thirrja do të jetë e hapur më së voni deri më 13 dhjetor 2021, ndërsa për të gjitha informatat shtesë mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme të emailit [email protected] ose në numrin e telefonit 075 334 547.
Seavus Qendra për Edukim dhe Zhvillim është një qendër trajnimi lider e specializuar në IT në Maqedoni dhe rajon, e specializuar në programe akademike dhe trajnime në fushën e teknologjisë informative, dizajnit dhe menaxhimit të biznesit. Nëpërmjet programeve të SEDC, rreth 500 kandidatë trajnohen çdo vit, duke përvetësuar aftësi dhe kompetenca të reja për përfundimin dhe plotësimin e arsimimit apo rikualifikimit të tyre.
RECONOMY është një program rajonal i zhvillimit ekonomik të gjelbër dhe gjithëpërfshirës i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), i zbatuar nga “HELVETAS Swiss Intercooperation” në partneritet me “Impact Fondacionin” dhe organizata të tjera nga vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.