Është mbajtur mbledhja komemorative për nder të Sabit Zejnullahu.
Kjo është bërë nën organizimin e komunës së Podujevës.
“Baca Sabit konakun e tij e kishte strehë për ushtarët e UÇK-së, aty ku edhe u organizuan aksionet e para të luftetarëve e trimave të lirisë, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Postimi në Facebook:
U mbajt mbledhja komemorative për nder të Sabit Zejnullahu, babait të heroit Hakif Zejnullahu dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.
Mes dhimbjes dhe lotëve, sot bashkë me familjen Zejnullahu, shoqatat e dala nga lufta, veprimtarë të dalluar, e përfaqësues të institucioneve, nën patronatin tim si kryetar i Komunës, mbajtëm mbledhjen komemorative për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e bacës Sabit Zejnullahu.
Baca Sabit konakun e tij e kishte strehë për ushtarët e UÇK-së, aty ku edhe u organizuan aksionet e para të luftetarëve e trimave të lirisë, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Lavdi e nderime përjetë sakrificës dhe burrit të madh Sabit Zejnullahu!