Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Z. Kushtrim Hodaj priti në takim pune homologun nga Republika e Shqipërisë - Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së (Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) Z. Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të SHÇBA-së.
Ky takim u zhvillua sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prezent ishin edhe prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ) dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të përvojës dhe informacioneve të përbashkëta dhe në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit gjatë hetimit të rasteve të përbashkëta.
Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi profesional ndërmjet të dy institucioneve homologe të mbikëqyrjes policore drejt fuqizimit të integritetit policor dhe goditjes së aktiviteteve të kundërligjshme që cenojnë besimin e publikut tek policia.