Baxhaku: Integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe FSK-së i ultë

Kosova

Baxhaku: Integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe FSK-së i ultë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Antigona Baxhaku

Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese (Mediterranean Women Mediation Network) Antena në Kosovë së bashku me organizatën She Solutions kanë organizuar konferencën me temën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive".

Drejtoresha Antigona Baxhaku ka theksuar se integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbetet i ultë. 

"Integrimi i grave në polici është i ultë. Gjendje e njëjtë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo është konferenca e parë qe organizon She Solutions, ne lobojmë për barazi gjinore. Ne dëshirojmë të krijojmë mekanizma për fuqizim të gruas", tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci theksoi se gratë janë arkitekte të historisë dhe jetësuese të vlerave demokratike në Kosovë. 

"Në institucionet publike të sigurisë, statistikat tregojnë që pjesëmarrja është e ultë. Edhe në i ultë në pozita vendimmarrëse. Në PK janë vetëm 50,9 për qind. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës , 20,04 për qind në Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe 13 për qind në Shërbimin Korrektues të Kosovës", tha ajo.

Kjo konferencë mbështetet nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë. 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonella De Riu tha se Italia ka për qëllim për të mbështetur shoqërinë civile me qëllim të përmirësimit të gjendjes së grave në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat