Tashmë shumë vende të botës po përballen me numër shumë më të madh të të infektuarve dhe të të vdekurve me Covid-19.
Varianti i ri Omicron ka përfshirë shumë vende.
I njëjti ka arritur edhe shumë afër Kosovës.
Por, kjo e fundit deri më tani kapacitet për të testuar variantet e reja, nuk i ka.
Së fundi, mostrat për variantin Delta Plus janë dërguar në një prej laboratorëve në Gjermani.
Numri i tyre nuk është bërë i ditur por që nga gjysma e muajit nëntor, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalur me rezultate të këtyre mostrave.
E, siç duket kësaj i ka ardhë fundit, pasi që në përgjigjen e MSh-së për FrontOnline thuhet janë ndarë mjete për fuqizim të kapaciteteve laboratorike/ diagnostifikuese.
“Po, janë ndarë mjete edhe për teste të reja edhe për fuqizim të kapaciteteve laboratorike/diagnostifikuese”, thuhet në përgjigje.