Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.
Viktimë e këtij virusi është një burrë mbi 80 vjeç nga komuna e Graçanicës.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 19 raste të reja me virus nga testimi i 2 mijë e 236 mostrave.
6 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe nga virusi.
Sa i përket rasteve të reja të infektuara, 5 persona janë të moshës 10-19 vjeçare, 4 janë të moshës 20-29 vjeçare, ndërsa 3 të moshës 30-39 vjeçare.
