Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka emëruar disa nga drejtorët e drejtorive komunale.
Idrizi njoftimin e ka bërë përmes llogarisë së vet në “Facebook”, duke bërë të ditur se gjatë javës tjetër do të bëj edhe emërimet e drejtorive tjera.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Vushtrrisë:
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë, sot me datë 10.12.2021 kam emëruar këta drejtorë:
1.Albanez Tahiraj- Drejtor i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Albanez Tahiraj i lindur me datën 11 Mars 1982 në Vushtrri. Ka të përfunduar masterin në shkencat juridiko-penale në Universitetin e Pishtinës. Ka përvojë profesionale juridike në institucione shtetërore mbi 12 vjecare. Është i martuar dhe ka një vajzë.
2.Hyda Dallku- Drejtor i Drejtorisë së Prokurimit
Hyda Dallku i lindur më 1 shkurt 1960 në Vushtrri. Jurist i diplomuar nga viti 1985.
I çertifikuar nga organi kompetent “Instituti i Kosovës për Administratë Publike” nga viti 2005. I çertifikuar në vitin 2007 për Menaxhim të Financave Publike në nivel lokal
Nga viti 1985 deri më 1987 ka punuar në FLLZ “Llamkos” në Vushtrri si udhëheqës i Sektorit për Punë Juridike dhe Kadrovike
Nga viti 1988 deri më 2004 si drejtor për Çështje Juridike Kadrovike dhe të Përgjithshme
Nga viti 2004 deri më 2005 ishte Sekretar i Kuvendit Komunal në Vushtrri
Nga viti 2005 deri më 2011 ka udhëhequr sektorin për çështje Ligjore në Drejtorinë për Prokurim Publik në Kosovë.
I martuar, baba i pesë fëmijëve.
3.Remzi Ahmeti – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar
Remzi Ahmeti i lindur më 18 janar 1984 në Vushtrri.
Titull akademik Prof.Dr. Sc në fushën financa menaxhment dhe marketing, përvojë pune 16 vjeçare.
4.Fortuna Krasniqi Spahiu- Drejtoreshë e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Fortuna Krasniqi Spahiu e lindur me datë 05.06 1989
Master i shkencave teknike- Arkitekturë përvojë punë në fusha të ndryshme të arkitekturës me shumë se 10 vite.
Ashtu siç kam premtuar, Drejtoria e Urbanizmit do të udhëhiqet nga një profesioniste e fushës, e cila nuk ka të bëjë me politikën, znj.Krasniqi Spahiu është e propozuar nga arkitektët Vushtrrias. E martuar, nënë e dy fëmijëve.
Ditët në vijim do të emëroj edhe pjesen tjetër të kabinetit.
Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.