Gjatë qëndrimit në SHBA, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga përfaqësues të policisë dhe DOJ- ICITAP-it, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, kanë takuar përfaqësuesit e Asociacionit Shqiptaro- Amerikan për Zbatim të Ligjit, të kryesuar nga Elton Shametaj.
Në këtë vizitë u diskutuan tema me interes për organizatën policore, për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët, për komunitetin shqiptaro amerikan, shkëmbimin e informacioneve.
Poashtu edhe për ofrimin e përkrahjes ndaj Policisë së Kosovës.
Takimi rezultoi me shkëmbimin e pllakave mirënjohëse, si dhe me gatishmërinë e vazhdimit të mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellët, thuhet në njoftim.