Moti për të dielën

Kosova

Moti për të dielën

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar.

Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë
Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat