Pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, janë vënë në lëvizje makineritë e kompanisë kontraktuese, për mirëmbajtje të rrugëve, duke e larguar borën dhe ngricat dhe duke i bërë të kalueshme të gjitha rrugët në Komunën e Skenderajt.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka njoftuar se ekipet për mirëmbajtje janë vënë në lëvizje dhe janë të gatshme 24 orë, për të intervenuar kudo kërkohet e lajmërohet për ndonjë pengesë eventuale.
“Ndërsa gjendja e rrugëve në gjithë komunën është e kalushme, fal ndërhyrjeve të shpejta nga punëtorët e vyer, ju bëjë thirrje për kujdes në komunikacion”.
Komuna e Skenderajt ka vënë në dispozicion edhe numrat kujdestarë, për raste emergjente: 048906363, 049272515.