Reshjet e borës në disa vise po vazhdojnë ende.
Për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës disa shtylla elektrike janë rrëzuar në fshatin Brezne të Dragashit.
Disa foto të publikuara shihet se shtyllat e rrëzuara në oborret e qytetarëve.
Qytetarët janë ankuar se përveç që kanë mbetur pa rrymë nga ora 10:00 ata po ndihen edhe të rrezikuar nga shtyllat me telat e rrymës.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka treguar se për shkak të kushteve atmosferike ka pasur prishje në rajone të ndryshme të vendit dhe se punëtorët e kompanisë kanë shkuar dhe i kanë sanuar disa prej prishjeve.