Rrëshqitje të dheut e bllokime, Ministria e Infrastrukturës tregon se a janë të kalueshme rrugët sot

Kosova

Rrëshqitje të dheut e bllokime, Ministria e Infrastrukturës tregon se a janë të kalueshme rrugët sot

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë sot është e mirë.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë.

Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi i rrugës.

“Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit të ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në një njoftim për media.

Sipas MMPHI, pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e tyre kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat