Gjendja me Covid-19 në spitalet e vendit

Kosova

Gjendja me Covid-19 në spitalet e vendit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e vendit po trajtohen vetëm katër pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ShSKUK-ja ka bërë me dije se në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë,  po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19. 

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat