Për shkak të një intervenimi të domosdoshëm në fushën e transformatorit TR 1, KOSTT ka njoftuar se Fushë-Kosova, disa lagje dhe fshatra të Prishtinës do të mbesin tri orë pa rrymë.
Shkyçja e transformatorit do të bëhet nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
“Intervenim i domosdoshëm në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1Njoftohen qytetarët e Prishtinës që si pasojë e konstatimit të një pike të nxehtë të paraqitur në fushën e transformatorit TR1 110/35/10kV në Nënstacionin Prishtina 1, me datë 16 Dhjetor 2021, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 për të mundësuar intervenimin urgjent në të”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Kësisoj, gjatë kësaj kohe, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:
Fushë Kosova,
Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
Kalabria,
Arbëria,
Besia,
Lebana,
Prugovci,
Përroi i njelmët