Milaim Hajdari zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas

Kosova

Milaim Hajdari zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Milaim Hajdari

Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Drenasit, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, Milaim Hajdari është zgjedhur kryesues i KK-së së Drenasit.

Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës mori mandatin katërvjeçar me 19 vota për.

Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.

Në seancë morën pjesë 31 anëtarë dhe komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdes që për detyrë ka të shohë nëse procesi i votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat