Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën thirrje që gratë shtatzëna të vaksinohen.
Ishin mbledhur për të diskutuar për një çështje që nuk diskutohet shumë në publik.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, publikoi Politikën Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve.
Këtu u kërkua nga MSH dhe nga drejtoritë komunale për shëndetësi që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet.
E kjo thirrje u adresua veçanërisht për rastin e komuniteteve pakicë
Sipas studimeve, pandemia Covid-19 ka rënduar mjaft shëndetin e nënave dhe fëmijëve.
Prandaj Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kërkoi edhe vaksinimin e grave shtatzëna.
Marrë parasysh gjendjen aktuale, KOMF ka kërkuar vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara.