Tri familje në nevojë janë bërë me shtëpi të re.
Këtë e bëri të ditur kretari i komunës Shpejtim Bulliqi i cili tha se ky është rezultat nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës bëmirëse "Jetimat e Ballkanit".
Postimi në Facebook:
Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, kemi dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje llapjane, Osman Mustafa dhe Bekim Syla nga fshati Gllamnik si dhe për familjen e Fahri Latifit në Obrançë.
Këto shtëpi janë ndërtuar nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës bëmirëse "Jetimat e Ballkanit". Jam shumë i lumtur se këto familje festat e fundvitit dhe stinën e dimrit do ta kalojnë në shtëpitë e tyre të ngrohta e në kushte shumë më të mira.
Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët! 🏡🏠🙏