Kaq raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë

Kosova

Kaq raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik gjatë ditës së sotme ka paraqitur të dhënat lidhur me gjendjen e pandemisë në vend.

Sipas të dhënave nga ky institut bëhet e ditur se tani për momentin janë gjithsej në total 315 raste aktive me Covid19.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës”.

“Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.

Në total numri i rasteve aktive është 315″, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat