Është hapur sonte Festivali Dimëror në Podujev;.
Hapja e këtij festivali është bërë në Bulevardin e Dëshmorëve, ku edhe janë të vendosura shtëpizat prej drurit.
“Projekti ka synim që me rastin e festave të fundvitit; ngritjen e turizmit të brendshëm, pasurimin e jetës kulturore, mbështetjen e bizneseve përmes vendosjes së gjashtë shtëpizave”, thuhej ditë më parë në njoftimin e Komunës.
Ndërkaq, këtë aktivitet e ka quajtur risi i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Këto shtëpiza do të jenë të destinuara për lokalet e gastronomisë, ndërkohë që të njëjtat do të jenë të hapura deri në muajin shkurt.