Banorët e fshatit Zllash të komunës së Prishtinës tash e disa ditë po e kanë të vështirë të lëvizin, për shkak se rruga ju është bllokuar nga bora.
Për të shkuar deri tek shtëpia e tyre po ju duhet të ecin në këmbë deri në tre kilometra.
Media ka kontaktuar kompaninë “EL-BAU” që është përgjegjëse për këtë rajon. Por, që drejtues të saj thanë se rruga kryesore është pastruar, ndërkaq kjo nuk është në kontratën e tyre.
Ndërkohë, nga komuna bën me dije se operatorët që nga fillimi i reshjeve kanë filluar punën dhe se rrugët që i kanë të kontraktuara janë të qarkullueshme, derisa nuk kanë dhënë sqarime se pse kjo rrugë është e pakalueshme.