Në Kosovë aktualisht janë 315 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar për një të vdekur nga ky virus, ndërkaq janë shënuar edhe 12 raste pozitive.
Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 954.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.